Fitore e madhe e Interit

Inter fitoi si mysafir tek Fiorentina me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Serie A. Nerazzurrët morën pikë të plota nga Artemio Franchi, kundër skuadrës Viola që e kërkoi golin e barazimit deri në çastet e fundit të ndeshjes. Me plotë meritë, Inter kaloi në epërsi në minutën e 34’të nëpërmjet Rodrigo…

Sport

15/02/2014 21:49

Inter fitoi si mysafir tek Fiorentina me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Serie A.

Nerazzurrët morën pikë të plota nga Artemio Franchi, kundër skuadrës Viola që e kërkoi golin e barazimit deri në çastet e fundit të ndeshjes. Me plotë meritë, Inter kaloi në epërsi në minutën e 34’të nëpërmjet Rodrigo Palacios.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e mysafirëve. Por, pothuajse menjëherë pas intervalit Juan Cuadrado e barazoi rezultatin me një goditje jashtë zonës.

Momenti vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 65’të kur zëvendësuesi Mauro Icardi e riktheu Interin në epërsi, dhe ky doli të jetë goli i fitores së Nerazzurrëve.

Skuadra e Walter Mazzarrit ngjitet në kuotën e 39 pikëve, pesë më pak se Fiorentina që zë vendin e katërt.