Fitoi me më pak se 200 vota më shumë se Ademi i VV-së, Haliti falënderon qytetarët: Treguar se e doni vendin tuaj, së bashku Vitinë do ta çojmë përtej

Sokol Haliti nga LDK ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Vitisë. Ndonëse vetëm 197 vota më shumë se kandidati i VV-së për kryetar të kësaj komune, Arsim Ademi, Haliti ka siguruar fitoren dhe për këtë ka falënderuar qytetarët e kësaj komune. Ai ka thënë se historia është shkruar nga duart e…

Lajme

10/11/2025 10:34

Sokol Haliti nga LDK ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Vitisë.

Ndonëse vetëm 197 vota më shumë se kandidati i VV-së për kryetar të kësaj komune, Arsim Ademi, Haliti ka siguruar fitoren dhe për këtë ka falënderuar qytetarët e kësaj komune.

Ai ka thënë se historia është shkruar nga duart e qytetarëve me votën e tyre dhe me besimin që kanë treguar në rrugën e tyre të përbashkët. Kjo fitore, Haliti ka thënë se është e çdo qytetari, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje që ka besuar se puna, përkushtimi dhe ndershmëria triumfojnë gjithmonë.

“Ju faleminderit nga zemra për çdo takim, çdo buzëqeshje, çdo fjalë mbështetjeje dhe çdo hap bashkë në këtë rrugëtim. Ju faleminderit që treguat se Vitia është qytet i njerëzve që duan vendin e tyre, që nuk lodhen, që ecin përpara me dinjitet, me besim në punë mbi premtime, e përkushtim mbi interesin personal. Kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal! Vitia do të vazhdojë të ecë përpara, më e fortë, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë punën me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin respekt për çdo njeri, e me të njëjtin ideal që na bashkon: të ndërtojmë një Viti që nuk ndalet”, ka shkruar Haliti.

Ai ka thënë se kjo fitore është e popullit dhe e qytetarëve të ndershëm që besojnë në të ardhmen e qytetit të Vitisë.

“Ju faleminderit nga zemra, për besimin, për bashkëpunimin, për dashurinë tuaj. E ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta, sepse është në duart tuaja. Së bashku, Vitinë do ta çojmë PËRTEJ!”, ka shtuar ndër të tjera Haliti. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook: