Fitim Salihu ironizon Vetëvendosjen: “Më 17 shkurt 2008, vetëm Albin Kurti dhe Vojisllav Koshtunica ishin kundër shpalljes së pavarësisë”

Analisti Fitim Salihu ka reaguar ndaj propagandës së Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj në koalicion, të cilët kanë akuzuar partitë tjera për qëndrime të ngjashme me ato të Listës Serbe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salihu ka rikujtuar se në ditën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ndër të…

Lajme

22/08/2025 12:28

Analisti Fitim Salihu ka reaguar ndaj propagandës së Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj në koalicion, të cilët kanë akuzuar partitë tjera për qëndrime të ngjashme me ato të Listës Serbe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salihu ka rikujtuar se në ditën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ndër të vetmit që ishin kundër ishin kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, transmeton lajmi.net

“Kur jemi te qëndrimet e njëjta me Serbinë, ne nuk harrojmë se më 17 shkurt 2008, në ditën më të madhe të kombit shqiptar pas vitit 1912, vetëm Albin Kurti dhe Vojisllav Koshtunica kanë qenë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që të dy kanë këmbëngulur se akti i shpalljes nuk paraqet pavarësi të vërtetë,” shkroi Salihu.

Ky reagim vjen në kohën kur VV dhe përfaqësues të saj kanë akuzuar partitë opozitare për bashkërendim me Listën Serbe në mosvotimin e kandidatëve të propozuar për kryetar të Kuvendit, akuzë që ka shkaktuar reagime të ashpra nga spektri opozitar dhe komentuesit politikë./lajmi.net/