Fisnik Ismaili paralajmëron protesta të dhunshme në Pranverë

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili, i ka sugjeruar Qeverisë që të mos i riparojnë xhamat e thyer gjatë protestës së 24 janarit.

Lajme

12/03/2015 15:42

Ismaili në një postim në Facebook ka publikuar fotografi ku shihen punimet që janë duke u bërë në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje punëtorëve, rrjedhimisht Qeverisë, që mos të nguten me këto riparime, pasi që, siç ka thënë, Pranvera po vjen, duke lënë të kuptohet se xhamat e riparuar mund të dëmtohen sërish nga protestat.

Deputeti Isamili gjatë protestave të dhunshme, i akuzuar se kishte nxitur protestuesit të sulmojnë me gurë ndërtesën e Qeverisë, ishte arsyetuar duke thënë se qëllimi i tij ishte t’i ndalonte ata.

Ndërkohë, deputetë të kësaj lëvizje, gjatë një seance në Kuvend, kishin paralajmëruar protesta me t’u përmirësuar moti gjatë stinës së Pranverës.

 

Fisnik Ismaili