Fisi që e adhurojnë princin Philip si Zot, mbajnë mbledhje të këshillit për të vendosur se a është i denjë princi Charles si Zoti i ri

Ata do të mbajnë zi për 100 ditë, dhe gjithashtu këshilli i fshehtë do të vendosë se a është i djenjë Charles.

Fun

14/04/2021 15:57

Një fis nga një ishull i largët i pacifikut jugor, që besojnë se princi Philip është Zoti i tyre dhe riinkarnimi i shpirtit të vullkanit, po e konsiderojnë ta shpallin princin Charles si Zotin e tyre të ri, shkruan lajmi.net.

Burrat dhe gratë nga fisi i ishullit Tanna në Vanuatu janë të gjithë zemërthyer nga vdekja dhe kanë nisur ceremoninë 3 mujore të mbajtjes zi për vdekjen e idhullit të tyre.

Për 100 ditë në vazhdim, më të moshuarit e fshatit do të mblidhen nën hijen e një druri të lashtë masiv për të pastruar mendjen dhe të pinë kava, një pije alkoolike që e përgatitin nga rrënjët e bimëve.

Kava është një pjesë shumë e rëndësishme e ceremonive në këtë ishull. Ndërkohë që drejtuesit e fisit veshin një mbulesë të vogël fare që mezi mbulon zonën private, ata fillojnë me procedurat.

Ata duhet të zgjedhin tani figurën e tyre të re spirituale për të zëvendësuar princin Philip. Teksa shumica përkrahin idenë se princi Charles duhet të zë vendin e të atit, ka disa që mendojnë se ai nuk është i denjë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo të gjithë kanë të njëjtën shpresë: se princi Charles do të vizitoj ishullin e tyre. Edhe pse ata e kanë adhuruar princin Philip, ai nuk i vizitoi kurrë adhuruesit e tij besnik.

Ata shpresojnë se princi Charles do të pranoj të vizitoi ishullin që ata të mund të ulen me të dhe të bisedojnë.

Për shumë, Charles e fitoi titullin si Zoti i tyre i ardhshëm në vitin 2018 kur ai ishte pjesëmarrës në një ceremoni me kava në Port Vila, dhe iu dha titulli Mal Menaringmanu, që shenjëzën kryetarin e lartë të fisit që qëndron mbi mal si shqiponjë, dhe vëzhgon njerëzit e tij.

Mirëpo jo të gjithë e shohin atë të denjë, sepse ata besojnë se shpirti i Philip është larguar nga trupi i tij, por ai vazhdon të jetoj dhe është shumë herët për të gjetur se ku do të rivendoset shpirti i tij.

Pra ata mendojnë se princi Philip do të vijë në jetë përsëri, si dikush tjetër dhe duhet të zgjidhet si zoti i tyre përsëri kur koha të vijë, shkruan lajmi.net.

Nuk është akoma e qartë se pse ata e adhurojnë si Zot princin Philip, i cili nuk ka qenë në ishullin e tyre kurrë, por besohet se kjo ka ndodhur në vitet 1960.

Disa banorë të këtij fshati viztuan Port Vila, ku panë shumë portrete të mbretëreshës Elizabeth dhe Philip, dhe iu duk shumë mbresëlënëse se një burrë nga një vend tjetër ishte martuar me një mbretëreshë të bardhë aq të fuqishme.

Ata filluan të besonin se ai ishte riinkarnimi i shpirtit të vullkanit, dhe një ditë do të kthehej në Tanna.

Ky fis nuk është i interesuar në jetën moderne, dhe stili i jetesës së tyre ka ndryshuar shumë pak në 3,000 vitet e fundit. Ata janë plot tradita dhe legjenda, sepse ato nuk u harruan kurrë. /Lajmi.net/