Fiorentina dhe Genoa në garë për mbrojtësin e Chelseas

Dy skuadra italiane si duket do të luftojnë kokë më kokë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të Chelseas, Davide Zappacosta.

Sport

10/08/2021 14:19

Fiorentina dhe Genoa do të konkurrojnë për nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseas, Davide Zappacosta, sipas Calcio Mercato.

29-vjeçari ishte në huazim në Genoa sezonin e kaluar, dhe ata janë të ‘etur’ për ta sjellë atë përsëri për sezonin 2021-22.

Sidoqoftë, Fiorentina është e gatshme t’i paguajë Chelseas 5 milionë euro për Zappacosta, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale.

E ardhmja e Zappacostas është larg Chelseas dhe pas disa huazimeve radhazi, këtë verë pritet të largohet në mënyrë permanente nga klubi londinez. /Lajmi.net