Finalja e madhe e Copa America, Argjentinë – Brazil

18:26 | 10 Korrik 2021

Nesër në orët e para të mëngjesit do të mësohet emri i fituesit të Kupës së Amerikës.

Argjentina dhe Brazili do të përballen në kuadër të finales së Copa America nesër nga ora 02:00, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja e Argjentinës erdhi deri në finale pasi e mbyllën grupin A në vendin e parë, pastaj në çerekfinale mposhtën Ekuadorin 3-0 dhe në gjysmëfinale eliminuan Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

Brazili gjithashtu e përfundoi fazën e grupeve si lider në grupin B, në çerekfinale fitoi ndaj Kilit 1-0 dhe në gjysmëfinale triumfuan kundër Perusë 1-0.

Argjentina e ka fituar 14 herë trofeun e Kupës së Amerikës, ndërsa Brazili nëntë herë.

Pritet një ndeshje e zjarrtë mes dy kombëtareve më të mira të Amerikës Latine. /Lajmi.net/