Finalet e NBA: Warriors e fiton në ndeshjen e pestë ndaj Celtics

Golden State Warriors e ka fituar ndeshjen e pestë ndaj Boston Celtics në kuadër të finaleve të NBA.

Sport

14/06/2022 08:29

Rezultati final i këtij takimi ishte 104 – 95 për Warriors, transmeton lajmi.net.

Kësaj radhe mbi supe skuadrën e mori Andrew Wiggins. Ai shënoi hiç më pak sesa 26 pikë, duke e lënë prapa Stephen Curryn dhe Klay Thompsonin me 16 dhe 21 të tilla.

Në anën tjetër u dallua Jayson Tatuum që e gjeti koshin më së shpeshti nga Celtics. Ai shënoi 27 pikë duke qenë më i miri për skuadrën e tij.

Aktualisht, sa i përket bilancit të ndeshjeve, Warriors kanë 3 përballje të fituara, përkundër Celtics që kanë vetëm 2.

Ndeshja e ardhshme do të luhet më 16 qershor. /Lajmi.net/