Filmi “Zgjoi” po shfaqet në kinema të ndryshme në Zvicër

Nga 7 tetori ka filluar shfaqja e rregullt e filmit “Zgjoi” (Hive) në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse.

ShowBiz

13/10/2021 20:01

Filmi “Zgjoi” po pëlqehet tej maje nga audienca e gjerë botërore për shkak të historisë prekëse dhe interesante që përmban. Një grua, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë, merr jetën e saj në duart e saj. Fahrija nuk ka asnjë lajm nga burri i saj.

Ajo, e vetme, kujdeset për dy fëmijët dhe vjehrrin e sëmurë. Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Hive” (Zgjoi), një bashkëprodhim i vitit 2021 në mes Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë.

Ndërsa rolet kryesore në këtë film i luajnë: Yllka Gashi Çun Lajçi dhe Aurita Agushi. Filmi bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, në fshatin në të cilin është bërë njëra ndër masakrat më të mëdha të luftës, në Kosovë.

Ndërsa deri tani filmi ka fituar disa çmime si: tri çmime në Festivalin e njohur Sundance:  Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore. “Zgjoi” është nominuar nga Kosova për çmimin Oscar.