Filmi shqiptaro-britanik “Home” fiton çmimin e parë
Filmi shqiptaro-britanik “Home” ka fituar çmimin “Palm Springs International ShortFest”.
ShowBiz
Ky çmim vjen vetëm pak javë pas premierës së këtij filmi, i cili është i metrazhit të shkurtër.
Skenarin dhe regjinë e filmit “Home” e ka bërë Daniel Mulloy.
Në këtë film, në rolet kryesore luajnë Jack O’Connell dhe Holliday Grainger.
Ndërkaq në rolet tjera luajnë aktorët shqiptar Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Zaki Ramadani, Adriana Matoshi, Armend Ismajli e Rifat Smani. E ndërkaq, producenti kosovar i këtij filmi është Shpat Deda.
Tema e këtij filmi është udhëtimi i një familje britanike dhe tregon se sa lehtë mund të shembet siguria që mendojmë se e kemi ndërtuar rreth vetes, dhe bashkë me të, edhe koncepti i asaj që quajmë “shtëpi”./lajmi.net