Filmi kosovar ‘In Between’ fiton çmimin kryesorë të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’

Filmi “Në mes” me regji nga Samir Karahoda dhe producent Eroll Bilibani ka triumfuar në festivalin ‘GoEast’.

ShowBiz

11/05/2020 22:42

Përmes një postimi të bërë në Facebook producenti i filmit ka bërë të ditur se ‘Në mes’ ka fituar çmimin kryesorë të filmit të shkurtë në festivalin e mbajtur në Wesbaden, shkruan lajmi.net.

Ky film trajton dy tema fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin që theksohet veçmas nëpër këto familje.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163313887795570&set=a.10152730966830570&type=3&theater

Këtij lajmi i është gëzuar edhe zv.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Yll Rugova, i cili përmes një postimi bën të ditur se nuk është vetëm ‘Në mes’ filmi i cili është shpërblyer në Gjermani, pasi që edhe filmi ‘Zana’ është shpërblyer nga televizioni gjerman 3sat. /Lajmi.net/