Filmi i shkurtër e çoi regjisorin në burg gjatë komunizmit në Shqipëri (Foto)

Historia e kinematografisë shqiptare gjatë periudhës së sociorealizmit mund të shihet dhe përmes jetës së një personazhi si Viktor Stratobërdha.

Lajme

13/03/2016 17:17

I riu nga Korça, që studioi në Moskë për regji, nuk mund ta mendonte se lidhja e tij me kinemanë do të ishte fatale gjatë qëndrimit në Shqipëri. Në vitin 1945 ai u emërua në Kinostudio, ku realizoi dy filma dokumentarë, “Pushime të gëzuara” dhe “Urime shokë studentë”.

Stratobërdha e bëri tentativën e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, “Qeshim se nuk qajmë dot”, por që filmi u censurua dhe nga ai kanë mbetur vetëm katër syzhe të shkurtër nën titullin “Pse kështu?”. Në vitin 1956 u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat.

Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim, si në bonifikim etj. Në vitin 1979 u arrestua dhe më pas u dënua me tetë vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.

Historia e tij është një film më vete, e përballjes së ëndrrës me regjimin, dhe se si dalja nga kornizat mund të ishte fatale për çdo artist në atë kohë. /Shqip

Viktor Stratobërdha
Viktor Stratobërdha