Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Filmi i Isa Qosjes dhe ai i Norika Sefës pjesë e “First Cut +”

14:03 | 16 Dhjetor 2020

Dy projekte filmike kosovare janë përzgjedhur në “First Cut +”.

The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“ nga regjisorja Norika Sefa janë dy projektet filmike Kosovare të përzgjedhura nga programi i njohur First Cut+, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, teksa jep edhe detaje rreth asaj se çfarë është “First Cut +”.

Programi në fjalë është krijuar për rritjen e aftësisë konkurruese dhe tregtimin e filmave artistik që kanë marrë pjesë në First Cut Lab.

“First Cut +” është lansuar përmes bashkëpunimit të ngushtë me dy platforma dinamike të njohura në industrinë e filmit,  “When East Meets West”, në Trieste dhe “Eastern Promises Industry Days”. të Festivalit të Filmit Karlovy Vary.

ISA QOSJA DHE NORIKA SEFA PJESË E FIRST CUT+

“The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“…

Posted by Qendra Kinematografike e Kosoves on Wednesday, December 16, 2020

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I QKK-SË:

SA QOSJA DHE NORIKA SEFA PJESË E FIRST CUT+
“The Stork“ (Lejleku) nga regjisori Isa Qosja dhe “Në kërkim të Venerës“ nga regjisorja Norika Sefa janë dy projektet filmike Kosovare të përzgjedhura nga programi i njohur First Cut+.
First Cut + është një program i ri i krijuar për rritjen e aftësisë konkurruese dhe tregtimit të filmave artistik që kanë marrë pjesë më parë në First Cut Lab. Programi është lansuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë me dy platforma dinamike dhe të njohura të industrisë së filmit: „When East Meets West“ në Trieste dhe „Eastern Promises Industry Days“ të Festivalit të Filmit Karlovy Vary.
16 projektet pjesëmarrëse do të kenë 3 ditë konsultime mbi promovimin, marketingun, mediat, krijimin e trailerave, lansimin në festivale, strategjinë e shitjeve nga konsulentë të ndryshëm të industrisë së filmit, të ndjekur nga një seancë Works-in-progress të hapur për vendimmarrës (si programues të festivaleve kryesore, blerës, agjentë ndërkombëtarë të shitjes etj).
Të dy filmat janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe pritet të shfaqen së shpejti për publikun. /Lajmi.net/