Filmi horror në Netflix që po i bënë njerëzit të ‘shohin djaj’

Filmi i ri horror Netflix Eli po konsiderohet i tmerrshëm në atë masë sa që disa shikues kanë pretenduar se po shohin demonë.

ShowBiz

22/10/2019 17:37

Filmi bënë fjalë për një vogëlush me një çrregullim auto-imunitar, që nënkupton se ai nuk është në gjendje të bashkëveprojë me botën e jashtme dhe duhet të qëndrojë i mbyllur brenda një rrobe plastike të veçantë, transmeton lajmi.net.

Prindërit e Eli e çojnë atë në një objekt të çuditshëm në distancë që i mundëson që të heqë dorë përfundimisht nga dobësia e tij dhe të ndërveprojë fizikisht me të tjerët – të gjithë ndërsa realizojnë eksperimente misterioze, doktori i objektit pretendon se do të shërojë sëmundjen e tij.

Eli pastaj fillon të përjetojë gjëra të mbinatyrshme dhe beson se gjithçka nuk është ashtu siç duket.

Për sa i përket shikuesve, disa prej tyre kanë përzgjedhur rrjetet sociale të shprehin frikën e përjetuar pasi ata kishin parë filmin.

Madje, një pjesë prej tyre pretendonin se ‘kishin parë’ djaj pasi kishin përfunduar prodhimin mediatik.

“Sapo pashë Eli-n në Netflix dhe, ju betohem se jam duke parë djaj me cep të syve – MË NDIHMONI!”, shkroi një përdoruese në llogarinë e saj në Twitter.

Eli u ngarkua në Netflix më dhjetor të vitit të kaluar, e më pas doli u transmetua në kinema nëpërmjet Paramoun Pictures. /Lajmi.net/