Filmi ‘’Before Sunset’’, parashikues i zjarrit të Notre Dame?

Katedralja 850 vjeçare e Parisit, Notre Dame, u dogj dje si pasojë e një zjarri gjigant, që besohet të jetë shkaktuar pas renovimeve të cilat po i bëheshin ndërtesës.

Fun

16/04/2019 17:02

Ndërsa një pjesë e katedrales historike po rrëzohej, struktura kryesore e Notre Dame u shpëtua pas disa orësh angazhim për të shuar flakët, njofton Klan Kosova.

Por a ishte tragjedia e tmerrshme e parashikuar dhe e destinuar të ndodhte?

Në rrjetet sociale po besohet si e tillë, pasi skenat e tilla nga Parisi u kujtojnë atyre filmin e vitit 2004 të Richard Linklater, ”Before Sunset” me yjet Hawke dhe Julie Delpy.

Filmi i zhanrit dramë-romantik që u shfaq në vitin 2004, një vazhdim i atij të 1995 para ”Before Sunrise”, shënon ribashkimin e Jesse dhe Céline në Paris pas 9 vjetësh që nga nata e tyre e parë së bashku në Vjenë.

Në një nga skenat në ”Before Sunset”, Jesse (në bordin e një anijeje) vështron në strukturën e Parisit dhe ndan një legjendë me Céline rreth bukurisë që ka Katedralja e Notre-Dame.

Jesse: Kam dëgjuar një ngjarje njëherë, dikur kur gjermanët e kishin okupuar Parisin dhe ata e minuan katedralen Notre Dame për ta hedhur në erë… Por ajo nuk kishte ndodhur…Dhe pastaj, kur erdhën trupat aleate, gjetën që të gjithë eksplozivët që po shtriheshin atje … dhe shpërthimi nuk ndodhi, ata gjetën të njëjtën gjë në Sacre Coeur … Kulla Eifel dhe disa vende të tjera, mendoj…

Céline: A është e vërtetë kjo?

Jesse: Nuk e di … Gjithmonë më pëlqente historia.

Céline: Po, kjo është një histori e mrekullueshme. Por ju duhet të mendoni se Notre Dame do të jetë zhdukur një ditë. Kishte një kishë apo katedrale tjetër në të njëjtën kohë..

Por parashikim apo koincidencë e tragjedisë, ende nuk dihet pasi 15 vjet më parë në një film zhdukja e katedrales 850 vjeçare ishte trajtuar.

Për një gjë të tillë përdoruesit e Twitter menjëherë nisën me reagimet e tyre për të treguar nëse ngjarja e cila ndodhi dje me ndërtesën e katëdrales Notra Dame, ishte parashikuar kohë më parë, njofton  Klan Kosova.

YouTube player