Film për jetën e Michael Jackson
Jeta e Michael Jackson do të eksplorohet në një biografi nga regjisori i Bohemian Rapsody, 10 vjet pasi mbreti i pop-it u gjet i vdekur.

ShowBiz
Një film që flet për jetën e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson është rrugës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Producenti Graham King i njohur për filmin e tij Bohemian Rapsody për Freddie Mercury ka në plan të sjellë në jetë biografinë, sipas Variety.
Projekti është akoma në fazat e para të planifikimit dhe ka ende punë për t’u mbyllur në një studio apo tek distributori.
Filmi do ta paraqesë jetën e mbretit të pop-it, i cili u akuzua për abuzim të fëmijëve gjatë gjithë jetës së tij në dokumentarin “Leaving Neverland”.
John Logan është kërkuar ta bëjë skenarin për filmin.
John dhe Graham kanë punuar së bashku më 2004 filmin “The Aviator”, film për Howard Hughes të luajtur nga Leonardo DiCaprio.
Michael Jackson vdiq më 2009 në moshën 50 vjeçare
Dokumentari që e akuzon atë për abuzim me fëmijët fitoi një çmim “Emmy”, ndërsa tani po përballet me një proces gjyqësor prej 100 milionë dollarësh nga pasuria e Jackson.
Në gusht të këtij viti u diskutua për largimin e emrit të këngëtarit nga çmimi “The Michael Jackson Video Vanguard Award”, por MTV nuk pranoi këtë gjë. /Lajmi.net/