Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës. “Tërheqja e pakove me fletëvotimeve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit…

Lajme

11/11/2025 18:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës.

“Tërheqja e pakove me fletëvotimeve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, njofton KQZ.

Numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725.