Fillon shqyrtimi i ankesave për statusin e veteranit të luftës
Komisioni qeveritar për shqyrtimin e ankesave te veteranëve të luftës ka filluar shqyrtimin e tyre me datë 16 qershor fillimisht me Zonën Operative të Llapit dhe gjatë ditëve do të vazhdojë me zonat tjera, sipas renditjes që janë publikuar në listat paraprake.
Lajme
Sipas një njoftimit të komisionit qeveritar për shqyrtimin e ankesave ky proces të përfundojë sa më shpejt.
“Komisioni parasheh që brenda periudhës sa më të shkurtër të përfundoj me të gjitha ankesat dhe gjatë këtij muaji, qershor, do të filloj me publikimin e listave përfundimtare”, thuhet në njoftim.
“Me kapacitetet tona maksimale do të përpiqemi që sa më shpejt ta realizojmë qëllimin tuaj dhe tonin. Nuk ka nevojë për dyshime dhe as shqetësim sepse ky realizim ligjor do të jetë i përfunduar shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e komisionit.
Sipas Komisionit pretendimet se do të dështojë ky proces janë vetëm propagandë sepse procesi është në fazën përfundimtare.