Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – FK Žalgiris
Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese në Ligën e Kampionëve në mes FC Ballkani - FK Žalgiris.

Sport
Skuadra nga Suhareka do të përballet me ekipin nga Lituania në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet më 5 korrik, me fillim nga ora 20:00, në ‘Fadil Vokrri’.
Ndërsa klubi ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për këtë takim, transmeton lajmi.net.
Tifozët e klubit “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP 20 euro.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell linkun në të cilin mund të blini biletat: