Fillon seanca për Gjykatën Speciale (Foto)
Seanca për themelimin e Gjykatës Speciale ka filluar dhe kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij ka ftuar deputetët që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese për të cilat ka thënë se nuk e cenojnë materien e Kushtetutës.
Lajme
Deputetët e partive opozitare sapo kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet themelimi i Gjykatës Speciale.
Seanca ka filluar dhe kryeministri Isa Mustafa po paraqet para deputetëve projekt-ligjin përmes të cilit amandamentohet Kushtetuta, e që më pas krijohet hapësira për themelimin e Gjykatës Speciale. (lajmi.net)