Fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”. Sipas organizatorëve, fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive…

Lajme

23/09/2024 14:02

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Sipas organizatorëve, fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet.

Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinën Izet Sadiku, ka thënë se fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndërsa apeloi tek gratë që të bëjnë sa më shumë mamografi.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trafikut Urban, Gazmend Vitia, ka deklaruar se vazhdimisht kanë përkrahur iniciativa të tilla. Vitia tha se nga muaji tetor gratë që bëjnë mamografinë do ta kenë udhëtimin falas për një javë.

Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje. /rtk