Fillon puna për TAP-in, Shqipëria në hartën energjetike të Evropës (Video)

Projekti i madh i gazit “TAP” i cili përfshinë edhe Shqipërinë, ka nisur së ndërtuari. 

Lajme

22/09/2014 13:14

Ministri i Energjisë së Shqipërisë Damian Gjiknuri ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punës në Terminalin e Sangaçalit për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit. Ministri Gjiknuri ka vendosur firmën mbi tubin e parë të Korridorit Jugor të Gazit, duke u shprehur se ky projekt e vendos Shqipërinë në hartën energjetike të Evropës. 

“Shqipëria ka plotësuar gjitha detyrimet kontraktuale ndaj TAP. Projekti është me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik, dhe gazsjellësi është burim zhvillimi për gjithë vendet e rajonit, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë. Me ndihmën e qeverisë azere dhe SOCAR, Shqipëria do të jetë promotore e gazifikimit”, tha ministri Gjiknuri.