Fillon protesta në përkrahje të rektorit Zejnullahu, kërkohet shkarkimi i Këshillit Drejtues

Pavarësisht vendimit të ministrit Arsim Bajrami për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së, që shkarkoi rektorin Ramadan Zejnullahu, protesta e paralajmëruar në mbështetje të rektorit ka filluar.

Lajme

22/10/2015 11:18

Përkundër motit me shi, para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve, të cilët tani po kërkojnë shkarkimin e Këshillit i cili dje shkarkoi rektorin Zejnullahu.

Këto janë kërkesat e protestuesve:

1.Kthimi i rektorit në postin e tij

2.Shkarkimi i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë

3.Shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës

4.Ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike

5.Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016. /lajmi.net