Fillon numërimi i votave për president në Turqi

Ka filluar numri i votave  të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, ku në garë janë presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu. Sipas medieve turke më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë të cilët tashmë kanë votuar në qendrat e votimit jashtë…

Lajme

28/05/2023 17:32

Ka filluar numri i votave  të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, ku në garë janë presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu.

Sipas medieve turke më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë të cilët tashmë kanë votuar në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Në raundin e parë Erdogan doli i pari, por nuk arriti të marrë mbi 50% të votave.

Sondazhet e fundit e kanë nxjerrë në epërsi presidentin aktual, ndaj kandidatit opozitar Kemal Kilicdaroglu.

Rezultatet në kohë reale mund ti shihni duke klikuar këtu./Lajmi.net/