Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së, pritet të nominohet kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen e kryesisë, ku do të diskutohen temat kryesore në lidhje me proceset zgjedhore dhe nominimet udhëheqëse. Në këtë mbledhje pritet që të nominohet edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, shkruan lajmi.net. Sot në këtë mbledhje do të bëhet edhe prezantimi…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar mbledhjen e kryesisë, ku do të diskutohen temat kryesore në lidhje me proceset zgjedhore dhe nominimet udhëheqëse.
Në këtë mbledhje pritet që të nominohet edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, shkruan lajmi.net.
Sot në këtë mbledhje do të bëhet edhe prezantimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale, krahas analizës politike dhe organizative të fushatës, identifikimit të pikave të forta dhe dobësive, si dhe vlerësimit të performancës së degëve dhe kandidatëve.
Kryesia po shqyrton përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, duke përfshirë hartimin e planit të fushatës, organizimin e strukturave dhe Shtabit Zgjedhor, mobilizimin e degëve e nëndegëve, si dhe strategjinë e komunikimit publik.
Në mbledhje pritet të caktohet edhe data e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, së bashku me agjendën, procedurat statutare dhe përgatitjen e materialeve zyrtare.
Ndër pikat “të tjera” përfshihen shënimi i përvjetorit të themelimit të LDK-së dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kryesisë, me mundësi për vendime të mëtejshme sipas nevojës.
Pas kësaj mbledhje, nga kjo parti do të mbajnë një konferencë për media.


