Fillon kontrolli i Policisë ndaj autobusëve dhe kamionëve, Policia konstaton numër të konsiderueshëm parregullsish në gjendjen e tyre teknike
Policia e Kosovës, ka filluar zbatimin e planit të shtuar të kontrolleve ndaj autobusëve dhe kamionëve, në kuadër të plan-programit ndërkombëtar ROADPOL, duke filluar nga data 04.05.2026. Gjatë dy ditëve të para të këtij aktiviteti, janë konstatuar një numër i konsiderueshëm parregullsish në gjendjen teknike të automjeteve të kontrolluara. Këto parregullsi lidhen kryesisht me elemente…
Lajme
Policia e Kosovës, ka filluar zbatimin e planit të shtuar të kontrolleve ndaj autobusëve dhe kamionëve, në kuadër të plan-programit ndërkombëtar ROADPOL, duke filluar nga data 04.05.2026.
Gjatë dy ditëve të para të këtij aktiviteti, janë konstatuar një numër i konsiderueshëm parregullsish në gjendjen teknike të automjeteve të kontrolluara. Këto parregullsi lidhen kryesisht me elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore.
Pas përfundimit të operacionit, Policia ka thënë opinioni publik do të njoftohet me rezultatet konkrete, si dhe me masat e ndërmarra ndaj drejtuesve të automjeteve dhe personave juridikë përgjegjës.
“Andaj, njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të sigurohen që automjetet e tyre janë në gjendje të rregullt teknike, me theks të veçantë në: gjendjen e pneumatikëve,sistemin e drejtimit dhe frenimit,funksionimin e tahografit,kryerjen e rregullt të kontrolleve teknike periodike. Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: