Fillon dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ky dëshmitar sipas asaj që u tha në gjykatë, quhet Kun Herlar dhe punon për Institutin e Kriminalistikës…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Ky dëshmitar sipas asaj që u tha në gjykatë, quhet Kun Herlar dhe punon për Institutin e Kriminalistikës së Holandës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Joshua Hafetz, dëshmitari tha se ekzaminojnë prova për gjykatësit, drejtësinë penale, e të tjera.
Ai tha se shkurtimisht njihen si “IKH”, duke shtuar se aty punon që 16 vjet, konkretisht prej 2009-ës.
Pozicioni i tij, sipas dëshmitarit është ekspert i kriminalistikës, duke treguar edhe rolin e tij në institut.
“Ekspert i kriminalistikës në fushën e analizës së dokumentacionit-formave të gjurmimeve. Domethënë analiza e formave- gjurmimit mund të jetë ndryshe nga ajo që ua merr mendja ju. Në thelb, ne bëjmë gjurmimet e materialeve, instrumenteve, mjeteve të ndryshme, ekzaminojmë objekte, gjurmimin në këto objekte për të evidentuar se çfarë gjurme lidhet me cilin dokument. Për shembull, gjurmimin që lë një printim por mund të bëjmë edhe analizën e vendngjarjeve. Por, mund të kontrollojmë edhe me objektet në vendngjarje lidhur me objektet që ka një i dyshuar”, tha dëshmitari.