Fillon aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Mitrovicën Veriore
Komuna e Mitrovicës Veriore, ka njoftuar se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Kjo komunë ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kategorisë I dhe II të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara. “Komuna është organi kompetent për pranimin dhe trajtimin e aplikimeve për legalizimin e…

Lajme
Komuna e Mitrovicës Veriore, ka njoftuar se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Kjo komunë ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kategorisë I dhe II të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.
“Komuna është organi kompetent për pranimin dhe trajtimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve të kategorisë I dhe II. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kësaj kategorie, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim janë publikuar edhe linqet nga faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës Veriore.