Fillojnë reagimet e ‘VIP’-ve pas ndarjes së Robertit dhe Norës

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare.

ShowBiz

25/08/2019 22:47

Robert Berisha disa minuta më parë konfirmoi ndarjen e tij nga Nora Istrefi me anë të postimi të bërë në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë këngëtari falënderoj Norën për dhuratën më të mirë që ja ka bërë me sjelljen në jetë të Renee dhe ka thënë se do jetë gjithmonë falënderues ndaj saj.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë reagim nga vet këngëtarja, fytyra tjera të shoubizit kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me këtë divorc.

Është kreatori Valdrin Sahiti që në postimin e bërë nga Roberti la këtë koment “ Shembull ky shkrim për çdo prind që ka fëmijë, Renee krenare me prindërit e saj dhe civilizimin e tyre”. /Lajmi.net/