Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci”

Sot kanë nisur punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë. Siç njofton Komuna e Prishtinës, ky projekt synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt, funksionale dhe të gjelbëruar për këmbësorë. Fillimet e punimeve i përuruan Kryetari i Prishtinës dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi,…

Lajme

20/11/2024 09:38

Sot kanë nisur punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Siç njofton Komuna e Prishtinës, ky projekt synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt, funksionale dhe të gjelbëruar për këmbësorë.

Fillimet e punimeve i përuruan Kryetari i Prishtinës dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e kësaj zone.

“Ky investim përfshin përdorimin e materialeve prej guri, shtimin e drunjve dhe krijimin e një mjedisi të integruar që lidhet me pjesën e sipërme të qytetit. Me një dizajn modern dhe ekologjik, rruga “Rexhep Luci” pritet të bëhet një model i transformimit urban në kryeqytet.” ka thënë Rama.

Ndërkaq drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, ka treguar kohezgjatjen e punimeve.

“Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 dite. Do të fillojmë me pjesën nëntokësore e më pas rreth shkurtit do të fillojmë me rregullimin e hapsirës mbi, e cila lidhet deri tek Ministria e Kulturës” – theksoi Xhaferi.