​“Fillim i mbarë”, emisari Sorensen flet pas takimit me krerët e shtetit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve me liderët institucionalë në Kosovë ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut. Ai para mediave pas takimit tha se ky “është një fillim i mbarë” për dialogun. “Ishte një takim prezantues dhe ne biseduam sesi procesi mund të vazhdojë…

Lajme

17/03/2025 12:59

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve me liderët institucionalë në Kosovë ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.

Ai para mediave pas takimit tha se ky “është një fillim i mbarë” për dialogun.

“Ishte një takim prezantues dhe ne biseduam sesi procesi mund të vazhdojë dhe të lëvizim përpara, dhe si i tillë ishte një fillim i mirë. Qëllimi ynë është që procesi të vazhdoj dhe të lëvizim përpara”, tha Sorensen.

Sorensen theksoi se pas Kosovës do të shkoj edhe në Beograd. I pyetur nga gazetarët se a mund të ketë kompromise, ai tha se kjo caktohet nga palët.

“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen.

Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, respektivisht qendrave  për punë sociale dhe postës.

Ai tha se duhet punuar që njerëzve tu sigurohet shërbim i mirë.

“Duhet të punojmë të sigurohemi që njerëzit të shërbehen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, u shpreh Sorensen./Lajmi.net/