​Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Sonte në Vjenë prezantohet Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani. Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe mbahet sonte, më 24 shkurt 2026, në ora 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë. Programi i mbrëmjes sjell vepra nga Felix…

ShowBiz

24/02/2026 19:52

Sonte në Vjenë prezantohet Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe mbahet sonte, më 24 shkurt 2026, në ora 19:00, në Haus der Industrie – King’s Hall, në Vjenë.

Programi i mbrëmjes sjell vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, me pjesëmarrjen e sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Ky koncert shënon prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak dhe realizohet në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.