Fiksimi i Trump për ta kontrolluar, zv.presidenti Vance mbërrin në Groenlandë
Air Force Two, avioni i qeverisë amerikane që transportoi zëvendës presidentin e SHBA, J D Vance dhe Zonjën e Dytë Usha Vance është ulur në bazën ushtarake të Pituffik në Groenlandën veriperëndimore. Ai zbriti shkallët i veshur me një xhaketë të madhe jeshile dhe i bëri me dorë kamerave përpara se të përshëndeste ata që…

Bota
Air Force Two, avioni i qeverisë amerikane që transportoi zëvendës presidentin e SHBA, J D Vance dhe Zonjën e Dytë Usha Vance është ulur në bazën ushtarake të Pituffik në Groenlandën veriperëndimore.
Ai zbriti shkallët i veshur me një xhaketë të madhe jeshile dhe i bëri me dorë kamerave përpara se të përshëndeste ata që e mirëpritën ardhjen e tij.
Menjëherë numri dy i administratës Trump zhvilloi një takim me trupa amerikane në këtë bazë, ku mes të tjerash foli dhe për ambiciet e SHBA për ta kontrolluar ishullin.
“Unë nuk kam qenë kurrë në Groenlandë. Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që kam vizituar ndonjëherë Groenlandën. Kjo është një gjë shumë e lezetshme. Siç e keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për Groenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media”, tha ai.