“Figurë destabiziluese”, Escobar reagon për largimin e Vulinit nga BIA

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Gabriel Escobar ka komentuar largimin e Aleksandar Vullinit dhe ka thënë se Amerika nuk vendos për zgjidhje në emër të Qeverisë së Serbisë. Kur është fjala për Vullinin, Escobar tha se opinioni amerikan për këtë zyrtar dihet. “Qëndrimi ynë për zotin…

Bota

06/11/2023 08:30

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës sekretari i shtetit, Gabriel Escobar ka komentuar largimin e Aleksandar Vullinit dhe ka thënë se Amerika nuk vendos për zgjidhje në emër të Qeverisë së Serbisë.

Kur është fjala për Vullinin, Escobar tha se opinioni amerikan për këtë zyrtar dihet.

“Qëndrimi ynë për zotin Vullin është shumë i qartë, ai ka qenë një figurë shumë destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë dhe ju e dini se sanksionet tona janë bazuar në këtë,” tha ai në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.

Një përgjigje e ngjashme erdhi më herët nga ambasada amerikane në Beograd.

“Pozicioni ynë për Vullinin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Ne presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë në Evropë dhe komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Kujtojmë se Vullini në deklaratën e tij ka bërë të ditur edhe arsyet pse jep dorëheqjen.

“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të pushojmë së qeni shtet dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse ata do të pranonin këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, teknologjike dhe pa kushte. varësia ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund as për drejtësinë sociale”, ka shkruar Vullini.