Fifi vendos të duket si këngëtarja e njohur për “Halloween”
Fifi u shndërrua në Amy Winehouse për "Halloween".

ShowBiz
Përgatitjet e yjeve për “Halloween” kanë filluar qysh herët, madje ata kanë përzgjedhur edhe personazhet në të cilët u transformuan, shkruan lajmi.net.
Ndër ta është edhe Fifi, e cila me anë të një postimi në Instagram u shfaq e shndërruar në Amy Winehouse.
Artistja e kopjoi të ndjerën Winehouse, teksa arriti të shfaqet me stil tërësisht të njëjtë sikurse të saj.
Edhe në këto foto, vërehet ndryshimi i madh që Fifi ka pësuar në dukje për shkak të humbjes në peshë.
Kujtojmë se artistja ditët e fundit u përfol për konfirmimin e lidhjes së dashurisë. /Lajmi.net/