Fifi paralajmëron këngën e re

Fifi po vjen me një baladë të re.

ShowBiz

11/11/2020 15:21

Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është artiste shumë e pëlqyer për publikun, shkruan lajmi.net.

Ajo njihet për shumë projekte muzikore, ndërsa nuk janë të pakta edhe tekstet e këngëve që ka shkruar për artistë të tjerë.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi ka paralajmëruar projektin me titull “Ninullë dashnie”, që pritet të publikohet shumë shpejt.

Kënga në fjalë pason projektin shumë të suksesshëm “Përjetësi”, të cilin Fifi e solli në duet me Ermal Fejzullahun. /Lajmi.net/

YouTube player