FIFA e UEFA anulojnë ndeshjen

FIFA dhe UEFA kanë anuluar ndeshjen vjetore mes stafit, për shkak të hetimeve ndaj presidentëve të dyja organizatave.

Sport

01/10/2015 19:47

FIFA dhe UEFA, presidentët e të cilëve janë përfshirë në hetime kriminale, kanë anuluar ndeshjen e tyre vjetore mes stafit.

Miqësorja ishte paraparë të zhvillohej në Nyon, në qendër të Federatës Evropiane të Futbollit, dhe presidentit të saj, Michel Platini.

“Në vendim të përbashkët, ne jemi pajtuar që të anulojmë ndeshjen UEFA-FIFA 2015, e cila ishte e caktuar të zhvillohej më 2 tetor, të premten, në një afat të pacaktuar”, tha një zëdhënës i FIFA-s.