Fico: Sa të jem unë president, Sllovakia s’do ta njohë Kosovën – do t’i dërgojmë 150 ushtarë në KFOR
Presidenti i Sllovakisë, Robert Fico ka njoftuar se vendi i tij do të dërgojë në Kosovë 150 ushtarë në kuadër të KFOR-it. Fico precizoi se fillimisht, në fillim të vitit të ardhshëm, do të mbërrijnë 60 ushtarë dhe se të njëjtëve do t’u bashkohen pjesa tjetër e kontingjentit të paraparë. “Ushtarët sllovakë duan sërish të…
Lajme
Presidenti i Sllovakisë, Robert Fico ka njoftuar se vendi i tij do të dërgojë në Kosovë 150 ushtarë në kuadër të KFOR-it.
Fico precizoi se fillimisht, në fillim të vitit të ardhshëm, do të mbërrijnë 60 ushtarë dhe se të njëjtëve do t’u bashkohen pjesa tjetër e kontingjentit të paraparë.
“Ushtarët sllovakë duan sërish të kthehen në misionin e KFOR-it. Më vjen mirë që pala serbe këtë e pranoi me kënaqësi. Kjo (pjesëmarrja në KFOR, shën.red.) ka shumë rëndësi, sepse kështu do të marrim informacionet objektive që të dimë se çfarë po bëhet atje”, tha presidenti sllovak për transmetuesin publik serb, RTS.
Duke u përgjigjur në pyetjet nëse pret presione për shkak të vendimit të Sllovakisë për të mbyllur zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë, Fico tha se vendi i tij gjithmonë përmendet dhe thirret për vendime të tilla.
“Në forume ndërkombëtare na pyesin ndonjëherë se a do ta ndryshomë mendimin (për Kosovën, shën.red.), se a do ta shohim ndryshe atë çështje, dhe unë u them gjithmonë jo. Derisa të jem kryetar i qeverisë sllovake, nuk do t’i kthehem kurrë asaj teme. Unë natyrisht se dua që ky problem të zgjidhet sa më shpejt”, deklaroi presidenti sllovak, Robert Fico.