FIA sanksionon disa pilotë përpara garës për Çmimin e Madh të Belgjikës

Max Verstappen dhe Charles Leclerc janë dy nga gjashtë pilotët që do të nisin nga fundi i rrjetit në Çmimin e Madh të Belgjikës të së dielës, pas sanksioneve të FIA-s për ndryshimet e njësisë së fuqisë. Siç njofton ‘Mirror’, atyre do i bashkohen edhe Lando Norris, Esteban Ocon, Valtteri Bottas dhe Mick Schumacher pasi…

Sport

26/08/2022 18:04

Max Verstappen dhe Charles Leclerc janë dy nga gjashtë pilotët që do të nisin nga fundi i rrjetit në Çmimin e Madh të Belgjikës të së dielës, pas sanksioneve të FIA-s për ndryshimet e njësisë së fuqisë.

Siç njofton ‘Mirror’, atyre do i bashkohen edhe Lando Norris, Esteban Ocon, Valtteri Bottas dhe Mick Schumacher pasi gjithashtu janë sanksionuar për ndryshimet e njësisë së fuqisë dhe kutisë së marsheve, transmeton lajmi.net.

Verstappen, Leclerc, Esteban Ocon, Lando Norris, Valtteri Bottas dhe Mick Schumacher do të përbëjnë gjashtë vendet e pasme në rrjet në garën e së dielës pasi të gjashtë pilotët kishin ndryshuar shumë komponentë në makinat e tyre që i morën ata mbi kuotën e tyre për vit.

Dënimet e motorit ekzistojnë në F1 për të promovuar kursimin e kostos. Sasia e komponentëve të motorit dhe kutisë së marsheve të përdorura në çdo makinë është e kufizuar për sezon, andaj ka ndëshkime për drejtuesit që tejkalojnë kuotën e tyre.

Duke qenë se Spa është një pistë ku konsiderohet më e lehtë për të kaluar, skuadrat kanë zgjedhur të bëjnë ndryshimet në një pistë ku dëmi mund të minimizohet.

Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës mbahet më 28 gusht, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/