FIA katërfishon gjobën maksimale për shoferët e F1, shuma mund të shkoj deri në një milion euro
Pilotët kryesorë të Formula 1 u shprehën të tronditur me vendimin për të rritur gjobën e mundshme që mund t’u vendoset konkurrentëve në 1 milion euro. Organi drejtues FIA tha të enjten se po katërfishonte gjobën maksimale që mund të vendosin nga 250,000 euro, shkruan lajmi.net. “Nuk e kam idenë se çfarë e meriton një…
Auto & Tek
Pilotët kryesorë të Formula 1 u shprehën të tronditur me vendimin për të rritur gjobën e mundshme që mund t’u vendoset konkurrentëve në 1 milion euro.
Organi drejtues FIA tha të enjten se po katërfishonte gjobën maksimale që mund të vendosin nga 250,000 euro, shkruan lajmi.net.
“Nuk e kam idenë se çfarë e meriton një dënim prej 1 milion eurosh”, tha Charles Leclerc i Ferrarit.
Ai tha se rritja ishte një “shumë e madhe parash” dhe “disa shoferë po fitojnë më pak se kaq.”
Shoferi i Haas-it, Kevin Magnussen tha se shifra “tingëllon qesharake”, ndërsa Daniel Ricciardo i Alpha Tauri tha se ishte “e frikshme”.
Shifra synon të pengojë skuadrat dhe shoferët nga shkeljet më të rënda ose të rrezikshme të rregulloreve dhe FIA vuri në dukje se çdo gjobë tashmë shkon drejt financimit të programeve të zhvillimit të motorsportit
Nuk kishte asnjë qartësi për llojin e shkeljes që një shofer ose ekip mund të kryente për t’u goditur me një gjobë të tillë.
“Ne duhet të mendojmë për mesazhin që u dërgon atyre që shikojnë. Nëse ata do të gjobisin një milion, le të sigurohemi që 100% të shkojë për një kauzë të mirë,” tha kampioni shtatë herë Hamilton.
Hamilton u gjobit kohët e fundit me 50,000 euro, me gjysmën e tyre të pezulluar, për kalimin e pistës gjatë një gare live në Çmimin e Madh të Katarit në fillim të këtij muaji. /Lajmi.net/