FFK “zemërgjëre” me Prishtinën, ia falë dënimin
Federata e Futbollit të Kosovës, ia ka falur dënimin Prishtinës për ndeshjen me Gjilanin.

Sport
FFK është treguar zemërgjërë, duke ndryshuar vendimin e Disiplinorit, që kishte dënuar bardhekaltërit pas ndeshjes së fundit të vitit të kaluar ndaj Dritës, ku ishte ofenduar Fadil Vokrri.
Kësisoj, ndeshja Prishtina-Gjilani do të zhvillohet me shikues, njofton faqja zyrtare e prishtinasve.
“FFK-ja ka falur dënimin Prishtinës një ndeshje pa shikues dhe klubi do të ketë tifozët e saj edhe në ndeshjen për Superkupë dhe të javës së parë me Gjilanin”, thuhet në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që FFK falë dënime të ndryshme të individëve dhe skuadrave të ndryshme. /Lajmi.net/