FFK nënshkruan bashkëpunim me KFOR-in italian, mjetet ushtarake shndërrohen në mundësi për futbollistët e rinj
Një bashkëpunim i frytshëm u zhvillua sot në selinë e Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ku kryetari i saj, Agim Ademi, priti përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti italian: Fabio Schiavone, Angela Scuccuglia dhe Guido Di Matteo. Gjatë takimit u diskutuan projektet e nisura së bashku, duke përfshirë punën e bërë në Kampin e Batllavës.…
Sport
Një bashkëpunim i frytshëm u zhvillua sot në selinë e Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ku kryetari i saj, Agim Ademi, priti përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti italian: Fabio Schiavone, Angela Scuccuglia dhe Guido Di Matteo.
Gjatë takimit u diskutuan projektet e nisura së bashku, duke përfshirë punën e bërë në Kampin e Batllavës. Fokus i veçantë i takimit ishte bartja dhe vendosja e kontejnerëve nga kazerma e Forcat e Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në kampin e futbollit në Bërrnicë, të cilët u dhuruan nga komandanti i FSK-së, Gjenerali Bashkim Jashari, për shërbim të gjeneratave të reja futbollistike.
Në një postim në Facebook, Agim Ademi falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it italian për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që ofrojnë përmes trupave ushtarake dhe mjeteve teknike, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e futbollit dhe rritjen e mundësive për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.
“Ky bashkëpunim është një shembull i rëndësishëm i mbështetjes së vazhdueshme për sportin dhe të rinjtë tanë,” shkroi Ademi. /Lajmi.net/