FFK ka njoftuar se kombëtares së Kosovës i janë bashkuar tashmë edhe tre futbollist të rinj

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Agim Ademi ka njoftuar se kombëtares së Kosovës tashmë i janë bashkuar edhe tre futbollistë të rinj. Përmes një njoftimi në facebook, Ademi ka thënë se bëhet fjalë për Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu. “Treshes së re të Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, Vesel Demaku…

Sport

17/03/2025 22:40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Agim Ademi ka njoftuar se kombëtares së Kosovës tashmë i janë bashkuar edhe tre futbollistë të rinj.

Përmes një njoftimi në facebook, Ademi ka thënë se bëhet fjalë për Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu.

“Treshes së re të Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu i urova mirëseardhje. Djemtë, me dashuri të madhe për vendin e tyre, pranuan të luajnë për Kosovën”, ka shkruar Ademi.

Po ashtu i pari i FFK-së u ka uruar suksese tre futbollistëve të rinj të kombëtares.

“Këta futbollistë do ta përfaqësojnë fanellën dardane me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi. Suksese, djem! Suksese, Kosovë”, shkroi Ademi. /Lajmi.net/