FFK dënon me 1000 euro klubin e Gjilanit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me klubin e Gjilanit. Në arsyetimin e Komitetit thuhet se pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi, disa persona kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarit kryesor, Genc Nuza. “SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues)…

Sport

30/03/2023 11:30

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me klubin e Gjilanit.

Në arsyetimin e Komitetit thuhet se pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi, disa persona kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.

“SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.

Po ashtu me 300 euro është dënuar edhe drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili ka ofenduar rëndë gjyqtarin Nuza në prezencë të zyrtarëve./Lajmi.net/