Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë
Disa maturantë janë parë duke festuar sot përfundimin e shkollës apo saktësisht maturën bashkë me flamuj e këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës. Gjatë festimeve nga serbët janë shënuar të kenë ndodhur edhe disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Zv./drejtori i Policisë së…

Lajme
Disa maturantë janë parë duke festuar sot përfundimin e shkollës apo saktësisht maturën bashkë me flamuj e këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Gjatë festimeve nga serbët janë shënuar të kenë ndodhur edhe disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Zv./drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, Veton Elshani deklaroi se situata është vënë nën kontroll dhe maturantët kanë vazhduar festën pa incidente të tjera dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë.
“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/