Festë në Real Madrid, vjen lajmi më i mirë (FOTO)

Luka Modric është i gatshëm të rikthehet në ekip pas lëndimit.

Sport

04/11/2016 08:33

Real Madrid ka marrë lajmin më të mirë të mundshëm.

Mesfushori Luka Modric është rikuperuar dhe do të jetë pjesë e ekipit në duelin e ardhshëm në kuadër të La Ligës kundër Leganes, të dielën, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Reprezentuesi kroat është një prej futbollistëve kryesorë të “Los Blancos”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ai mungon tashmë një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi, edhe pse tani është në prag të rikthimit në ekip, nga banka e rezervistëve para se të luajë nga minuta e parë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.