Festa që tërboi Atletico Madridin, Joao Felix thyen heshtjen: Ishte një lehtësim për gjithçka që kam kaluar

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të të La Ligës spanjolle, Barcelona mposhti Atleticon e Madridit 1:0, në një ndeshje kampionale dhe kështu vazhdon garën për titull të kampionit. Momenti kryesor i ndeshjes u shënua në minutën e 28-të kur Joao Felix realizoi golin e fitores për Barcelonën, në stadiumin Olimpik të Barcelonës. Tifozët…

Sport

04/12/2023 14:26

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të të La Ligës spanjolle, Barcelona mposhti Atleticon e Madridit 1:0, në një ndeshje kampionale dhe kështu vazhdon garën për titull të kampionit.

Momenti kryesor i ndeshjes u shënua në minutën e 28-të kur Joao Felix realizoi golin e fitores për Barcelonën, në stadiumin Olimpik të Barcelonës.

Tifozët mysafirë e kanë përcjellë festën e 24-vjeçarit portugez me fjalë përçmuese.

Gjegjësisht, Joao Felix është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Atletico Madridit (127.20 milionë euro), i cili është në Barcelonë, në formë huazimi.

Rreth festës së tij e cila u kritikua jo pak në kampin e Atletico Madrid, u deklarua vet Felix.

“Ishte një lehtësim për mua për gjithçka që kalova këtë verë. Vetëm familja ime dhe njerëzit rreth meje e dinë se çfarë kam kaluar”, tha Joao Felix pas ndeshjes./Lajmi.net/