Festa e “Vidovdanit” – Policia arrestoi 17 persona, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje

Sot në Kosovë ëstë mbajtur festa e Vidovdanit, e rendin për të cilën ka mbajtur Polica e Kosovës. Policia pas përfundimit të këtij manifestimi ka thënë se ka kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore. Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen…

Lajme

28/06/2025 16:25

Sot në Kosovë ëstë mbajtur festa e Vidovdanit, e rendin për të cilën ka mbajtur Polica e Kosovës.

Policia pas përfundimit të këtij manifestimi ka thënë se ka kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit.

“Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/