“Festa e Futbollit” vazhdoi në kryeqytet me FC Prishtina, FFK e sponzori japin dhurata për tifozët
Ka vazhduar karvani ‘Festa e Futbollit’ në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë Artmotion, që promovon fillimin e edicionit të ri 2023/2024 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ndalesa e radhës ishte në kryeqytet, ku bashkë me FC Prishtina, tifozë, futbollistë, klientë dhe personalitete të futbollit u festua edicioni i futbollit në…
Sport
Ka vazhduar karvani ‘Festa e Futbollit’ në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë Artmotion, që promovon fillimin e edicionit të ri 2023/2024 në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndalesa e radhës ishte në kryeqytet, ku bashkë me FC Prishtina, tifozë, futbollistë, klientë dhe personalitete të futbollit u festua edicioni i futbollit në Kosovë.
Dea Musliu, menaxhere e marketingut në Artmotion, gjatë këtij eventi theksoi se kjo kompani është e përkushtuar ndaj sportit, e me theks të veçantë në sportin vendor.
“Artmotion konfirmon edhe një herë tjetër se përpos programacionit të larmishëm, fokusin kryesor e ka në sport dhe veçanërisht në sportin vendor. Niveli i ligës vendore në futboll nga viti në vit po shënon rritje në arenën ndërkombëtare dhe Artmotion është e vendosur gjithmonë të jetë krah futbollit vendor duke e sjell atë edhe në shtëpitë tuaja”, tha ajo.
Kjo ngjarje feste shërbeu si një mundësi e mirë për tifozët dhe qytetarët prishtinas për të takuar futbollistët e tyre të preferuar të FC Prishtina, duke pozuar me ta për kujtime të përhershme.
Kapiteni i FC Prishtina, Mergim Pefqeli, u shpreh i lumtur për takimin me fansa e qytetarë.
“Sot është një mundësi e mirë që këtë fillim të edicionit të Albi Mall Superliga, të takojnë fansat dhe qytetarët e Prishtinës të cilët janë motivi ynë kryesor për një ecuri sa më të mirë në kampionat. Ashtu siç është e madhe FC Prishtina, po aq e madhe është dashuria dhe mbështetja që na dhurohet çdo ditë nga Plisat dhe prishtinasit në përgjithësi. Urime me FC Prishtina fillimi i këtij sezoni, na shkoftë mbarë!”, u shpreh Pefqeli.
Në ditët e ardhshme karvani “Festa e Futbollit” do të jetë në shumë qytete të tjera të Kosovës. Të enjten karvani do të ndalet në Prizren, në Abi Çarshia nga ora 18:00./Lajmi.net/