Festa e ‘çmendur’ e Atdheut nuk ka mbaruar, shoqërohet me vajza gjysmë të zhveshura në jaht
Atdheu nuk do ta harrojë këtë ditëlindje.

ShowBiz
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina dje festoi ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Ai mblodhi në një vend miqtë e tij më të mirë, përfshirë edhe disa prej ish-konkurrentëve të “Përputhen”.
Në ndejën e Atdheut nuk munguan as valltaret me vallëzim provokues pranë tij, teksa kishin veshur të brendshme.
Por, festa e mbrëmshme ishte vetëm fillimi, ngase ai e vazhdoi edhe sot, këtë herë duke shijuar ditën në bregdet.
Atdheu u shoqërua në jaht nga dy vajza, një bjonde dhe një zeshkane, të cilat dukeshin mjaft provokuese.
Ato kishin vendosur maska në fytyrë, për të mos e zbuluar identitetin, por ish-konkurrenti dukej se po e shijonte në maksimum këtë shëtitje.
Në ndejën e mbrëmshme të Atdheut, nuk është parë të jetë e pranishme Sara, me të cilën doli çift nga programi. /Lajmi.net/